Persona të panjohur kanë vjedhur hirin e Mahatma Ghandit, në ditën kur po shënohej 150-vjetori i lindjes së tij.
Hiri është vjedhur nga memoriali në pjesën qendrore të Indisë, ku ishte ruajtur nga viti 1948, kur edhe ishte vrarë nga një ekstremist hindus.
E sikur kjo të mos mjaftonte, hajnat kishin shkruar një mesazh me ngjyrë të gjelbër “tradhtar”. Disa ekstremistë hindu e konsideronin Ghandin për shkak të qëndrimit të tij që hindusët dhe myslimanët nuk duhet të kenë probleme, edhe pse ai ishte hindus.
Në anën tjetër policia në Revi të shtetit Madia Pradesh, është duke hetuar rastin dhe janë zotuar se shumë shpejtë do të dalin me një komunikatë.
Mangaldip Tivari, rojtar në memorialin në Bapu Bavan ku ishte ruajtur hiri, ka deklaruar se kjo vjedhje ishte e “turpshme”.
“Hapa herët portën pasi ishte ditëlindja e Ghandit, kur u ktheva rreth orës 23:00 e pashë se ishte vjedhur hiri i Ghandit si dhe fotografia e tij ishte shkatërruar”, ka shtuar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...