Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Rezart Taçin, biznesmenin i cili u akuzua se kishte kryer evazion fiskal duke mos paguar rreth 8 mln euro në TVSH, detyrime tatimore mbi akcizën e taksën e karbonit në kohën kur administronte ARMO-n.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila më qershor të vitit të kaluar e shpalli Taçin të pafajshëm në lidhje me dosjen e ARMO-s.
Taçi u akuzua në bazë të një auditi që nxorri parregullsi dhe dëme të mëdha financiare nga veprimtaria e ARMO-s në vitet 2011-2012 dhe në bazë të këtij raporti prokuroria ngriti akuzat.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor