Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet se forca politike që ajo drejton nuk i trembet asnjë lloj marrëveshje mes PD-së dhe PS-së.
Në intervistë për Report tv, Kryemadhi shtoi se ka ardhur koha që në Shqipëri të institucionalizohet dialogu politik, mungesa e të cilit sipas kryetares së LSI-së e ka lënë vendin të zhytur në 30 vite tranzicin.
Kryemadhi: Unë mendoj që ky koncept ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve. Nuk është çështje marrëveshjeje PD-PS, PS-LSI, PD-LSI nuk është më çështje marrëveshjeje këtu. Është çështja e hapave që do të ndiqen nga politik bërësit, kur them politikbërësit të gjitha forcat politike, si ato parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj.
Vërtet miratohet një reformë zgjedhore por ajo duhet zbatuar, por si zbatohet një reformë zgjedhore? Me zgjedhje. Që të shkosh në një proces zgjedhor. Nuk është çështje marrëveshje këtu është çështje dialogu. Institucionalizimi i dialogut. Ne akoma e mendojmë dialogun politik gjë që e ke kusht nga Bashkimi Europian që në propozimin e parë për hapjen e negociatave është dialogu politik. Dialogu politik është institucion.
Ne duhet ta institucionalizojmë. Ne nuk kemi dialog politik. Vazhdojmë 30 vjet tranzicion. Pse kemi 30 vjet tranzicion? Sepse nuk kemi dialog politik. Ditën që politika shqiptare do ta institucionalizojë dialogun, ju do ta shikoni që nuk do të ketë më krizë politike dhe Shqipëria do të vazhdojë e sigurt drejt gjithë proceseve të saj për integrimin europian. LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje, jo vetëm LSI dhe PD-ja dhe të gjitha partitë e tjera. Jemi shumë të qarta në axhendën tonë dhe në objektivin tonë. Objektivi ynëështë shumë i thjeshtë, t’ju japim njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi të gjitha të krijojmë hapësirën e hapjes se negociatave për Shqipërinë.
Kryemadhi ka dhënë detaje në lidhje me takimin kokë më kokë që ka patur disa ditë më parë me Bashën.Kryetarja e LSI-së thotë se po përgatisin strukturat e partisë në terren.
Kryemadhi: Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen qëpo punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës memaxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike.
Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor”.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...