Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga UNOPS-i, makina për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës, ky donacion i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje.
Përmes këtij donacioni, në Burgun e Sigurisë së Lartë do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në letër higjienike për 50%, si dhe në rritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
Përveç kësaj, me angazhimin e të burgosurve në pune të tilla, normalizohet edhe jeta e përditshme në burgje.
Produktet e prodhuara nga të burgosurit e BSL-së, do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese, e në të ardhmen të plasohen edhe në tregun vendor.
Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me donatorët për projekte të tilla edhe në të ardhmen./arbresh.info
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...