Google ADS

Thibaut Courtois mungon në stërvitje te Real Madridi

15:34 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Thibaut Courtois ka munguar në stërvitje te Real Madridi mëngjesin e sotëm (e enjte).

Portieri është larguar gjatë barazimit 2 me 2 kundër skuadrës belge Club Brugge në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.

Courtois la fushën pas përfundimit të parë me të pranuar dy gola befasues ndërkohë që ishte fishkëllyer nga tifozët vendas vazhdimisht.

Alphonse Areola mund të jetë tani startues te Real Madridi kundër Granadas në vikend të shtunën.

Pas kësaj ndeshje, tri ndeshjet e ardhshme të Real Madridit do të jenë si mysafirë dhe sugjerohet që Courtois do të ri-prezantohet në skuadër atëherë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme