Google ADS

Sulm me thikë në Paris, qëllohet dorasi

14:55 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Një person është qëlluar për vdekje nga policia franceze, pasi sulmoi me thikë oficerët jashtë stacionit qendror të policisë në Paris, raportojnë mediat franceze.

Burri po përpiqej të hynte në ndërtesë para se të ndalohej nga një oficer, i cili u plagos rëndë në sulm, sipas transmetuesit francez RTL, transmeton portali arbresh.info.

Dy persona të tjerë janë plagosur në sulm.

Një zëdhënës i forcës policore në Paris tha se ai nuk kishte asnjë koment./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme