Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto, nga Tirana porositi se vendi i tij si kryesues aktual me BE-në dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor t’i fillojnë bisedimet për anërarësim në Union, përcjellë KOHA.
Pas takimit me ministrin shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, Havisto në konferencë për shtyp tha se Ballkani Perëndimor është rajon në qendër të Evropës dhe se Helsinki ldshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t’i hapin bisedimet aderuese.
“Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë qoshe e largët, por është në qendër të Evropës. Ne i mbështesim biseidmet aderuese me Malin e Zi dhe Serbinë dhe tani duam që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë bisedime. Ne nuk jemi vetëm në marrjen e vendimit, ajo duhet të sillet unanimisht nga të gjitha vendet. Jemi në bisedime me të gjitha vendet për progresin e arritur. Vendet nuk i bëjnë këto ndryshime për shkak të BE-së, por për shkak të zhvillimit të tyre personal. Të gjitha këto hapa janë pjesë e demokracisë dhe transparencës demokratike”, tha shefi i diplomacisë.
Ministri shqiptar Cakaj, në pyetjen për mundësinë për ndarje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin negociues, theksoi se “një proces i tillë nuk është në axhendë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?