Google ADS

Lautaro: Interi është dashur të fitoj ndaj Barçës

14:19 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Lautaro Martinez e ka pranuar se Interi “është dashur të fitoj” kundër Barcelonës mbrëmjen e kaluar duke sugjeruar se i kanë lënë shumë hapësirë “lojtarit më të mirë në botë” Lionel Messit.

Martinez i dha epërsinë Interit pas vetëm dy minutave lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou, por Barcelona kishte një shtytje të madhe me rikthimin e Messit nga lëndimi duke kontribuar dukshëm në rikthimin e tyre për 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.

“Qëllimi im duhet të vendoset në një anë”, ka thënë sulmuesi fillimisht për ESPN.

“Ne është dashur të fitojmë dhe ne ishim duke luajtur shumë mirë, por ndeshja përfundoi me një hidhërim të madh”

“Ne është dashur të marrim më shumë nga shanset që kemi krijuar. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe Barcelona është vështirë të mposhtet kur ai është në fushë”

“Ju nuk mund t’i lini atij as një centimetër hapësirë sepse për dyshime ndeshja të shkon nga duart”, përfundoi Martinez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme