Zebra shkakton aksident në autostradën gjermane

14:07 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Një zebra që kishte ikur nga cirku dhe sulur autostradës ku shkaktoi aksident është qëlluar për vdekje, thonë policia.

Policia në qytetin verior të Rostock tha se kafsha prishi trafikun, dëmtoi makinat dhe shkaktoi aksident në autostradën A20 para se të qëllohej na oficerët, transmeton portali arbresh.info.

Kurse zebra e dytë e ikur nga cirku u kap.

Detajet e neutralizimit të kafshës nuk janë bërë të ditura.

Gjithashtu nuk është ende e qartë se si të dy kafshët shpëtuan nga cirku në Gjermaninë veriore të martën në mbrëmje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme