Pas afro 30 vitesh SHBA rihap ambasadën në Somali

13:49 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se kanë hapur sërish ambasadën në Somali, të cilën e kishin mbyllur pas fillimit të luftës civile në vitin 1991, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ambasadës amerikane në Mogadishu, thuhet se ambasada e mbyllur më 5 janar 1991, është rihapur sërish.

Më tej thuhet se rihapja e ambasadës është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Somali.

Vitin e kaluar SHBA rithemeloi përfaqësinë e përhershme diplomatike në këtë vend afrikan.

Ndërkohë, Turqia e cila për herë të parë hapi ambasadën e saj në këtë vend në vitin 1979, e mbylli gjatë luftës civile, për ta rihapur sërish në vitin 2011.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme