Izraeli arreston 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

12:06 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë në bastisjet brenda natës të kryera nëpër Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e sotëm thuhet se individët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete armiqësore popullore”, pa sqaruar natyrën e këtyre veprimtarive të pretenduara.

Ushtria izraelite shpesh herë kryen fushata arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të okupuar, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, afër 5,700 palestinezë përfshirë shumë gra dhe fëmijë aktualisht gjenden në paraburgim në Izrael.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme