Google ADS

MASHT: Nga mediet e kuptuam për largimin e AKA-së nga ENQA

11:45 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

MAShT ka reaguar pas largimi të Agjencisë Kosovare e Akreditimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Përmes një komunikate për medie MAShT ka bërë të ditur se për lajmin është njoftuar nga mediet, shkruan arbrehsh.info.
Gjithashtu në komunikatë thuhet se ka kërkuar raport zyrtar nga Agjencia dhe të gjeturat mbi të cilat është marrë ky vendim.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka pranuar me shqetësim lajmin se Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka konstatuar që Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbushë rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e ENQA-s.
Megjithatë, MAShT për këtë lajm është njoftuar nga mediat dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar. Prandaj, sot Ministria ka kërkuar informacion zyrtarisht nga Agjencia Kosovare e Akreditimit mbi raportin e ri të krijuar mes Agjencisë dhe ENQA-s, e po ashtu edhe për të gjeturat në raportin e Asociacionit, mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim.”, thuhet në komunikatën e MASHT./arbresh.info/

Lexo edhe: Reagon Zyra e BE-së pas përjashtimit të Kosovës nga ENQA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme