Google ADS

Mario Rusi pësoi tendosje muskulore ndaj Racing Genk

10:53 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Napoli, Mario Rui mund të mungoj në ndeshjen e së dielës në udhëtim kundër Torinos për shkak të një tendosje muskulore në kofshë.

Mario Rui ishte pjesë e skuadrës për vetëm 33 minuta kundër Racing Genk mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve, transmeton portali arbresh.info.

Por, Napoli tani ka njoftuar se lojtari i tyre ka pësuar një problem në kofshën e këmbës së majtë.

Përveç kësaj, gjendja e tij do të “adresohet gradualisht kur stërvitjet të vazhdojnë”.

Edhe pse nuk duket serioze, portugezi mund të mungojë kundër Torinos këtë vikend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme