Para disa ditëve Komuna e Tetovës në mbledhjen e saj ka vendosur që ndërmarrjes ‘parkingu i Qytetit’ t’ia paguaj borxhet, pavarësisht se logjika thotë se kjo ndërmarrje nuk duhet që të jetë në një gjendje të tillë, shkruan in7.
Në një status në rrejtin sociaë Facebook , aktivisti ekologjik, Arianit Xhaferi, ka goditur komunën e Tetovës, pikërisht për këtë veprim amatoresk (apo të vetëdijshëm) të saj. Ai shkruan se logjika nuk thotë që një ndërmarrje që ka të ardhura nga pagesa e parkingjeve, shërbimi i bllokatorit dhe karrotreci, të jetë në borxhe, ku ka vetëm pagesë të punëtorëve.
“Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës që është mbajtur sot, është vendosur që Komuna t’ia pastrojë borxhin prej dhjetë milionë denarësh ndërmarrjes “Parkingu i Qytetit” në Tetovë. Përse Komuna e Tetovës vazhdon ta mbajë këtë ndërmarrje që punon me humbje e të cilës disa herë me rradhë është dashur t’ja paguajë borxhin? Ku shkojnë paratë që inkasohen nga pagesat e parkingjeve, nga shërbimi i bllokatorit dhe karrotrecit? Përse qytetarët e Tetovës duhet të ndajnë para nga buxheti i Komunës sonë për të paguar borxhet në të cilën e kanë futur këtë ndërmarrje menaxhmenti i saj? Kush do mbajë përgjegjësi për këto hajdutlliqe që ndodhin?”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social aktivisti dhe udhëheqësi i lëvizjes ekologjike ‘Eko Guerila’, Arinit Xhaferi./in7.tv/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën