Kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka bërë të ditur se po përcjell fushatën zgjedhore në Kosovë.
Rexhepi përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se do të përkrah pa interes ata që e kanë përkrahur, shkruan arbresh.info.
I pari i ‘Miqëve të Amerikës’ ka shtuar gjithashtu se parimet e tij nuk i ndërron as për pushtet apo pasuri.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Rexhepit.
“SKJARIM
Miq besoj që shum kujt I ka ra në sy që kam kliku e po klikoj aktivitetet më shum apo më pak të Individit/ve (jo subjektit/eve),
E vërteta është kjo:
Së pari dëshiroj që fushata zgjedhore të zhvillohët fer e pa probleme – dhe prap zgjedhjet në Kosovë të jenë më të mirat në rajon.
Së dyti unë kam parime të cilat nuk I ndrroj me pushtetin më të lartë dhe me pasurin më të madhe materiale që kan kandidatet/idividët për deputet.
Pavarësisht mangësive të çfardo karakteri që I kanë kandidatët e caktuar i kam uru, përgëzu e kliku ngase në një formë apo tjetrën më kan përkrah në rrugëtimin tim jo të lehtë (fatkeqesisht nuk jan shum), duke mos shiqu cilit subjekt I takojnë.
ANDAJ
Deklaroj publikisht që me shumë knaqësi do ti përkrah PA INTERES ata që më kan përkrah në të kaluarën pavarsisht se a I pelqen dikuj apo jo, ngase mendoj që kështu duhët të tregohët karakteri, kultura dhe dinjiteti I INDIVIDIT.
RESPEKTIN ME RESPEKT TA KTHEJ!”, ka shkruar Rexhepi në facebook./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...