Google ADS

Asistimi magjik i Leo Messit nga një kënd tjetër

09:18 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Lionel Messi ka startuar për herë të parë në sezonin e ri te Barcelona mbrëmjen e së mërkurës ku skuadra e tij mposhti Interin.

Barcelona siguroi fitore me rezultat 2 me 1 kundër Interit në Ligë të Kampionëve falë dy golave në pjesën e dytë nga Luis Suarez, por Messi ishte lojtari që krijoi golin e fitores pas një performance të shkëlqyer individuale, transmeton portali arbresh.info.

Messi, i cili ka pasur probleme me gjendjen e tij fizike, shënoi rikthimin si titullar duke prodhuar një asistim magjik për uruguaianin.

32-vjeçari depërtoi disi duke lënë dy lojtarë të Interit para se të gjente në formë të bukur Suarezin.

https://twitter.com/btsportfootball/status/1179507035127390208

Pamjet e këtij momenti janë kapur edhe nga një tifoz i pranishëm në Camp Nou dhe momenti në fjalë duket vërtetë edhe më i mirë./arbresh.info/

https://twitter.com/LioMessiStuff/status/1179502871374700545

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme