Vret të birin me ujë të nxehtë
Një baba në Arizona është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 6-vjeçar në përpjekje për t’i bërë ritualin e ekzorcizmit. Pablo Martinez, i cili jeton në Tucson, pranoi para hetuesve se i hodhi ujë të nxehtë në fyt nga rubineti i banjës, para se ta mbante nën ujë për 5 deri në 10 minuta. 31-vjeçari tha se djali kishte një reagim të anormal gjatë larjes.
Sipas tij, uji i nxehtë po e dëbonte djallin nga ai, dhe vazhdoi të mbante kokën e djalit nën rubinet për pesë deri në 10 minuta. Bashkëshortja e tij Romelia Martinez dhe nëna adoptuese e fëmijës i tha të ndalonte kur dëgjoi zhurmat nga banjo. Më pas Martinez i bërtiti Romelias duke i thënë që duhej ta ndërprente atë veprim por ai nuk e dëgjoi. Gruaja telefonoi policinë ndërsa bashkëshorti po i bënte frymëmarrje artificiale dhe i hidhte ujë të ftohtë fëmijës, por ishte shumë vonë
Djali u gjet i zhveshur në një jastëk dhe nuk merrte frymë kur autoritetet mbërritën. 6-vjeçari u dërgua në spital me 15% djegie në trup kryesisht në kokë, bërryla dhe parakrah. Djali i vogël ishte një nxënës në një shkollë fillore dhe ishte fëmijë me nevoja të veçanta
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...