Google ADS

Hailey veshi tre fustane në kurorëzim me Justin Bieber

08:54 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Hailey Baldwin veshi një fustan me dantellë dhe krah të hapur kur u martua me Justin Bieber në Karolinën e Jugut para 150 të ftuarve.

Më vonë modelja 22-vjeçare ndryshoi veshje me një fustan tjetër të bardhë që varet nga fyti, transmeton portali arbresh.info.

Por, kjo nuk përfundoi me kaq ajo veshi dhe fustanin e tretë që ishte me një dekolte të hapur nga sateni, që përngjante me atë të publicistes së ndjerë Caroly Bessette që veshi kur u martua me John F Kennedy Jr më 1996.

Çifti ka shpërndarë disa foto në platformën sociale Instagram ku duken të mahnitshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme