Policia britanike kërkon ndihmë për arrestimin e vrasësve të të riut shqiptar

23:42 | 2 Tetor 2019
L G

Policia britanike kërkon ndihmën e publikut për të arrestuar autorin e vrasjes së një të riu shqiptar.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje fatalisht rreth orës 3:00 në Klubin Phoenix Snooker pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve burrash.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë. Daka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Policia ka rinovuar apelin e tyre për të identifikuar personat e kapur në kamerat e sigurisë gjatë natës së sulmit.

Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: “Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës që të dalin përpara drejtësisë”.

Një burrë 29-vjeçar u akuzua për vrasje, për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe dëm të rëndë trupor më 7 korrik, ndërsa dy burra, 33 dhe 34, dhe një grua, 27, u lanë të lirë nën hetim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme