Ajo i ka kushtuar jetën e saj shpëtimit të planetit dhe të gjithëve që ndodhen në të, por pse disa njerëz e urrejnë atë?
Vetëm 16 vjeç, adoleshentja ka frymëzuar një brez për të kërkuar veprime mbi ndryshimin e klimës, ka ngajllur debate të rëndëishme në disa prej platformave më të mëdha në botë dhe para një viti, ajo mblodhi pas vetës nxënësit, të cilët protestuan kundër ngrohjes globale, transmeton portali arbresh.info
Muajin e kaluar, asaj iu bashkuan miliona njerëz nga 150 vende të globit. Por, megjithë ‘komplotin’ e saj për të shpëtuar botën, Greta është takuar me abuzime në pothuajse çdo hap. Ajo është akuzuar për sinjalizim të virtytit, për katastrofizim dhe për krijimin e një brezi të fëmijëve depresivë dhe të shqetësuar që kanë frikë nga fundi i botës.
Argumentat e Gretës janë shumë të thjeshta. Për të dhe brezin e saj, fundi i botës nuk është një kërcënim larg dhe do të vie shumë shpejt, nëse liderët botërorë nuk marrin masa të fuqishme.
Psikologia mjedisore Dr Renee Lertzman thotë se rritja meteorike e Gretës ‘pasqyron një dëshirë të thellë, kolektive për mendje dhe udhëheqje’ mbi ndryshimin e klimës.
Sipas psikologës, të rriturit janë të zemëruar prej Gretës, pasi një fëmijë arrin të thotë gjëra që të rriturit nuk duan t’i dëgjojnë.
“Deri me tani nuk kemi parë llojin e udhëheqjes që na duhet, që bazohet mbi të vërtetën. Greta nuk është as histerike, as e luajtur nga mendja. Të qenit fëmijë, i shton asaj fuqinë që dikush pa interes dhe pa ego nuk mund ta ketë”, tha ajo për Metro.uk.
Psikologia tha se sulmet ndaj saj flasin për sikletin që përjetojnë të rriturit kur shohin një mënyrë ideale të udhëheqjes që do të duhet demonstruar edhe te të rriturit.
Një fjalimin e ashpër në Samitin e Aksioneve të Klimës së Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, Greta para liderëve botërorë tha: “Kjo është gjithçka e gabuar. Nuk duhet të jem këtu. Unë duhet të kthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Megjithatë, ju më keni vjedhur ëndërrat. Si guxoni?”./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad