Google ADS

Pacolli: Ne e duam shtetin, e duam qytetarin, të tjerët janë pasuruar nga Kosova dhe sot janë bërë milionerë

22:20 | 2 Tetor 2019
L G

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli para qytetarëve të Hajvalisë në Prishtinë ka thënë se ata që ishin deri dje në Qeverinë e Kosovës, erdhën në pushtet me duar boshë dhe u bën milionerë.

Pacolli tha se ai dhe partia e tij, AKR kanë qenë në shërbim të popullit dhe shtetit dhe jo në shërbim të vetvetes, siç kanë bërë partitë tjera.

“ Unë, bashkëpunëtorët e mi dhe AKR-ja kanë qenë në shërbim të shtetit, e këta kolegët e mi që janë në qeveri, shtetin e vendosin  në shërbim të vetvetes dhe të partive të tyre”, ka thënë ai para qytetarëve të Hajvalisë.

Për këtë, sipas tij, partitë e tyre janë sot të forta, kanë shumë para, dhe me bë me u dal në rrugë të shkelin, s’shohin asgjë.

Ai, edhe një herë tregoi se AKR nuk është përfshirë në ndonjë skandal.

“Unë mendoj se ne i kemi të gjitha premisat me qenë krenar. Ne nuk e kemi vjedh askënd, nuk e kemi mashtruar askënd, kemi dal faqebardhë dhe sot jemi partia e vetme që ka punuar si duhet, me nder dhe pastër. Askush nuk mund të thotë që ne jemi përfshi në ndonjë skandal. Për mos me bë këtë ne jemi ndryshe, ne e duam shtetin, e duam qytetarin .Të tjerët janë pasuruar nga Kosova, janë bërë të fortë , milionerë sot. Ata kanë ardhur me duar në xhepa  në këtë qeveri dhe e kanë pasur punën e parë në këtë qeveri, dhe sot janë milionerë”, tha Pacolli.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë dhënë një mesazh për të gjitha subjektet politike. Ai tha se në qeverisje sipas SHBA-ve duhet të vij ajo parti që mendon për popullin dhe shtetin dhe jo për vetveten.

“Mesazhi i miqve tanë ndërkombëtar, në këtë rast  mesazhi i të vetmit njeri që flet në emër të SHBA-së, është se do të qeverisë vetëm ajo parti që punon dhe e donë popullin e Kosovës, do që qeverisë vetëm ajo parti që i implementim programet tona të përbashkëta në interes të Kosovës, dhe do të qeverisë  ajo parti  që e fillon dialogun me Serbinë”, u shpreh Pacolli.

Sipas tij, shtet ndërtimi i Kosovës nuk është përmbylle.  Ai tha se duhet  të përmbyllet shtet ndërtimi, dhe sipas tij, ajo përmbyllet vetëm nëse ne krijojmë disa  kushte, mos mu prek pavarësia, kufiri  Kosovës, teksti i deklaratës së pavarësisë./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1397444723738675/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme