Sipas statistikave mbi 5 milion njerëz në SHBA vuajnë nga një formë e moderuar e shqetësimit të këmbëve, vuajtje e cila përjetohet më pas edhe nga një numër i madh i njerëzve në botë.
Ky lloj shqetësimi prek edhe fëmijët e shkollës së mesme, transmeton portali arbresh.info
Simptomat janë:
Dhimbjet e këmbëve
Kruarje
Ndjenjë jo e qetësisë në këmbë
Dëshira për të lëvizur këmbët
Të gjitha këto simptoma zakonisht i ndjejmë natën, kur trupi bie në qetësi.
Kjo nuk është ndjonjë gjendje e rëndë shëndetësore, por ndikon shumë në cilësinë e jetës që bëni.
Ekzistojnë dy lloje të simptomave të shqëtsimit të këmbëve.
Simptomat parësore janë të trashëgueshme, dhe shkaku është i vendosur në pjesën e trurit i cili është përgjegjës për monitorim. Forma sekondare është shkaktuar nga çështje të caktuara shëndetësore, përfshirë shtatëzëninë, aneminë, nervat e dëmtuar periferikë, funksionimin e dëmtuar të veshkave dhe sëmundjen degjenerative të shtyllës kurrizore.
Për më tepër, kjo gjendje nganjëherë mund të ndodhë si rezultat i përdorimit të disa ilaçeve si ilaqet kundër depresionit, antipsikotikët dhe konsumimi i tepërt i kafesë, alkoolit dhe nikotinës.
Për të pëcaktuar një diagnozë të saktë, duhet të bëhen analizat e gjakut, të hormoneve dhe analizat për funksionim të veshkave. Terapia pastaj varet nga rezultatet. Mjekët shpesh përshkruajnë vitamina, minerale, analgjezikë, qetësues dhe ushtrime të caktuara.
Simptomat mund të lehtësohen duke u zgjuar dhe duke u ngritur në të njëjtën kohë. Gjithashtu, ekspertët rekomandojnë shtrirje pak para gjumit. Ju duhet të uleni në dysheme me këmbët tuaja të shtrira dhe ngadalë të përkulni rruazën e këmbës në këmbë, në mënyrë që të arrini duart në këtë pozicion për disa minuta. Për më tepër, ju mund të praktikoni joga që përfshin shtrirje, frymëmarrje të thellë dhe relaksim. Shmangni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë siç janë çaji jeshil ose i zi dhe kafeja pasi ato kanë efekt negativ në qarkullimin e gjakut dhe cilësinë e gjumit.
Për të parandaluar dhimbjen e këmbëve gjithashtu duhet të konsumoni ushqime që janë të pasura me hekur.
Në ndihmë vjen edhe aroma terapi. Përdorni 5 pika vaj esencial nga basili dhe 3 pika vaj almond dhe masazhoni këmbët para se të fleni./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...