Arsyet e ndarjes së Travis Scott nga Kylie Jenner

21:53 | 2 Tetor 2019
A. B.

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre pas dy vitesh së bashku.

Çifti, të cilët kanë një vajzë dyvjeçare Storm, kanë vendosur të bëjnë një pushim nga marrëdhëna e tyre pas më shumë se dy vjet së bashku – dhe një burim thotë se prioritetet e tyre kanë kontribuar në këtë ndarje.

“Ka pasur disa çështje që i kanë bërë ata të vendosin të bëjnë pushim”, thotë burimi. “Kylie është e përkushtuar në jetën familjare dhe me të vërtetë dëshiron një fëmijë të dytë”.

Por, ndërsa mogulja e ‘Kylie Cosmetics’, 22 vjeçe, është gati të qetësohet dhe të zgjerojë familjen e tyre, Scott, 28 vjeç, është ende i përqendruar në karrierë. Sipas burimit, stresi i stilit të jetesës së tyre i bën presion marrëdhënies.

Dhe kur bëhet fjalë për shembull të martesës, Jenner e shikon si frymëzim motrën Kim Kardashian West, 38 vjeçe. “Kylie shikon deri tek Kim dhe me të vërtetë dëshiron të ishte ajo me Kanye West”, thotë burimi.

Jenner dhe Scott kanë filluar të takohen që nga viti 2017, kur për herë të parë u takuan në Coachella.

Në korrik, një burim tha për People, “Kylie është shumë e lumtur me jetën e saj”, duke shtuar se ajo dhe Travis ishin “duke bërë plane për martesë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme