Kryeministri britanik Boris Johnson po ngul këmbë për një propozim që ai e quan “kompromis” për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, sipas të cilit nuk do të ketë kontrolle në apo pranë kufirit irlandez.
Duke folur me anëtarët e partisë së tij të mërkurën përpara një telefonate të planifikuar me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, zoti Johnson tha se qeveria e tij po paraqet plane “konstruktive e të arsyeshme” për BE-në.
Zoti Johnson përsëriti premtimin e tij për të realizuar Brexit-in brenda afatit të përcaktuar 31 tetorit. Ai tha se një divorc pa kushte nuk është rezultati që dëshiron, por një zhvillim “për të cilin Britania duhet të jetë gati”.
Sipas kryeministrit finalizimi i largimit është i rëndësishëm në mënyrë që Britania të mund të marrë përsëri kontrollin e financave të veta, kufijve e ligjeve.
“Le ta përfundojmë Brexit-in. Ne mundemi, duhet dhe do ta bëjmë”, tha zoti Johnson.
Zyrtarët e BE-së kanë shprehur pak interes për të zhvilluar negociata të mëtejshme me Britaninë, pasi marrëveshja e arritur më parë, pas disa muaj bisedimesh, u refuzua tre herë nga parlamenti britanik.
Një pikë kryesore e mosmarrëveshjeve lidhej me mënyrën se si do të trajtohej kufiri mes Irlandës Veriore dhe Irlandës anëtare të BE-së në momentin e shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sipas marrëveshjes së refuzuar kërkohej që Britania të vazhdonte të ishte pjesë e bashkimit doganor në kuadër të BE-në, në mënyrë që kufiri të mbahej i hapur, derisa të dyja palët të hartonin një marrëveshje të re tregtare. Por sipas kundërshtarëve një gjë e tillë do ta mbante Britaninë të lidhur me politikat e BE-së./voa/
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?