Ekuadori nga 1 janari do ta braktisë OPEC-un

20:14 | 2 Tetor 2019
A. B.

Ekuadori të martën njoftoi se do të largohet nga OPEC më 1 janar në përputhje me qëllimet e qëndrueshmërisë fiskale të qeverisë, raporton AA.

Sipas një deklarate në Tëitter nga Ministria e Burimeve dhe Energjisë, Ekuadori do të vazhdojë marrëdhëniet e tij të mira me vendet e OPEC-ut.

Një komunikatë zyrtare nga ministria theksoi se Ekuadori do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregjeve të naftës dhe shtoi se OPEC, që nga themelimi i tij në vitin 1960, gjithmonë kanë përfituar të gjithë, qoftë prodhuesit apo konsumatorët.

Ekuadori iu bashkua me OPEC-ut në vitin 1973, por u tërhoq nga organizata në dhjetor të vitit 1992, sepse ngurronte të paguante tarifën vjetore të anëtarësimit prej 2 milion dollarë.

Katari u largua nga OPEC në janar të vitit 2019 për t’u përqendruar në gazin natyror në vend të naftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme