Përmes një video 10 minutshe, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi shpalos të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës në tre legjistlaturat e fundit.
Përmes kësaj video, Selimi tregon punën që Vetëvendosje dhe vet ai e bëri gjatë këtyre viteve për të parandaluar marrëveshjet që ishin të dëmshme për Kosovën.
“Aty protestuam, kundërshtuam projektet e këqija për Kosovën”, nis video promovuese e tij.
Në këtë video përveç kundërshtimeve që ka bërë VV-ja në Kuvend, Selimi ka treguar edhe mbështetjen e ligjeve në favor të Kosovës që ka votuar dhe mbështetur Vetëvendosje.
Një ndër to, ai përmend mbështetjen që VV ka dhënë për kalimin e projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në tetor 2018.
“Mos e kuptoni mbështetjen tonë si një mbështetje qorre, të shtyrë nga retorika e ditës dhe të shtyrë nga entuziazmi”, ishte fjala që Selimi e kishte thënë në foltoren e Kuvendit, ditën kur u votua projektligji për FSK-në”, kishte thënë Selimi.
Selimi përmend edhe marrëveshjet me Serbinë që janë bërë në dëm të Kosovës, e që VV-ja i ka kundërshtuar kategorikisht në mënyra të ndryshme.
Këto marrëveshje sipas tij, vinin të gatuara në Kuvendin e Kosovës, bashkë me presionet për deputetë të Kuvendit të Kosovës për t’i votuar ato.
“I kundërshtuam marrëveshjet me Serbinë, sepse ishin shumë të rënda, shumë të këqija. I kundërshtuam dhe u etiketuam sikur ne të ishim kundër Kushtetutës së Kosovës, të cilën ne vetëm e mbronim. I kundërshtuam marrëveshjet me Serbinë edhe në prillin e viti 2013, madje i kundërshtuam fuqishëm, duke bërë gjithçka për t’i parandaluar ato”, thotë ndër të tjera Selimi.
Ai përmend edhe hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se ajo nuk u bë për të ndalur punën e kuvendit, por për të parandaluar të këqijat që i vinin Kosovës.
Videoja 10 minutëshe ka përmban emocione të ëmbla dhe të hidhura që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës në tri legjislaturat e fundit. /Arbresh.info
https://www.facebook.com/113859726650665/videos/1284063951804203/
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë