Google ADS

Rita Ora merr gjithë vëmendjen rrugëve të Parisit

16:16 | 2 Tetor 2019
A. B.

Rita është duke tërhequr vëmendjen me të gjitha paraqitjet e saj të fundit në Javën e Modës në Paris.

Ajo u shfaq sërish si një figurë elegante, në pas-ndejën e organizuar nga marka e famshme “Miu Miu”, në mbrëmjen e së Martës, në Paris.

Këngëtarja kosovare, ishte e veshur me një pallto, e dizajnuar në mëngët e saj me material ushtarak, shkruan DailyMail.

Autorja e hitit “Hot Right Now” kishte vënë një varëse prej argjendi të shndritshme, dhe ishte kombinuar me aksesorë të ndryshëm, përfshirë edhe kuletën e saj të zezë.

Rita ka kaluar pjesën më të madhe të këtij viti në turneun “Pheonix” nëpër botë, duke promovuar albumin e saj të dytë me po këtë emër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme