Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës.
Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.
Sipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjeçcare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 për qind.
Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e humbjes së kujtesës dhe sklerozës me 15 për qind.
Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.
Rëndësia e analizave mjekësore për tensionin e gjakut
Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.
Ata duhet edhe të konsultohen me një mjek që të ulin nivelet e tensionit të gjakut.
AgroWeb.org ju këshillon se ulja e tij është thelbësore për të pakësuar gjasat e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit e sëmundjeve të tjera mendore.
Dëmet që shkakton tensioni i gjakut në tru
Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore.
Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të fortë në këto enë të imëta.
Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.
Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme.
Sipas ekspertëve, niveli i përshtatshëm i tensionit që e mbron edhe trurin është 12 me 8.
Mbajtja nën kontroll e tensionit është e rëndësishme.
Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë.
Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe barnave./AgroWeb.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...