Ray Parlour mendon se Mesut Ozil do të shitet nga Arsenali pas qëndrimit të tij në bankinë edhe në ndeshjen e së hënës kundër Manchester United.
Mesfushori gjermano-turk është lënë jashtë skuadrës për atë ndeshje nga Unai Emery, i cili para përfundimit të ndeshjes me rezultat 1 me 1 kishte thënë: “Sot, unë vendosa këtë ekip me këtë skuadër”, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për refuzimin që Emery i ka bërë Ozilit, legjenda e “Topçinjve”, Parlour ka thënë për talkSPORT:
“Ne nuk e dimë se çfarë ndodhë prapa skenave, ne nuk e dimë atmosferën në stërvitje dhe ne nuk e dimë qëndrimin e tij në stërvitje. Ndoshta Emery është duke kërkuar një reagim dhe ai nuk është duke reaguar, prandaj është duke thënë ‘Unë do të luaj me të rinjtë në vend të tij'”
“Ai është treguar i guximshëm pasi e ka bërë këtë sepse Ozil është një fitues i Kampionatit Botëror dhe ai ka një kontratë madhështore në Arsenal”
“Por, ai me gjasë ka pasur nevojë për dikë si Ozil për të hapur derën për Aubameyang, ani nuk kishte shumë shanse apo jo?”, përfundon Parlour./arbresh.info/
Vendosen grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë
48 orët e para të Ilir Metës në qeli, kush e ka takuar?
Ukraina u bën thirrje ushtarëve të Koresë së Veriut që të do...
Kokainë dhe kanabis në automjet, kapet në Morinë shtetasi bu...
Rama: Bujtina e parë në Bashaj po tërheq gjithnjë e më shumë...
Dodiku takohet me Putinin në Kazan