Ahmeti shprehet optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritën e gjelbër për nisjen e bisedimeve me BE-në

11:48 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoni, Dirk Jan Kop, uroi për funksionin e ri duke theksuar bashkëpunimin me Holandën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit kanë biseduar për ndodhitë aktuale në vend, sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik të vendit dhe të rajonit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka theksuar përkushtimin e BDI-së në arritjen e drejtësisë funksionale dhe të besueshme që arrihet përmes vetingut.

“Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Ahmeti tha se pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me përkrahjen e Holandës, të marrin datë për nisjen e bisedimeve për në BE”, thuhet në njoftimin e partisë duke shtuar se kjo do të kontribuojë në reformimin e vendeve tona dhe do ta stabilizojë gjithë rajonin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme