Qeveria britanike ka reaguar ndaj eskalimit të incidenteve në ish-territorin e saj të jashtëm Hong Kong, duke kërkuar nga të gjitha palët de-eskalim të menjëhershëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ndërsa nuk ka justifikim për dhunën, përdorimi i municioneve të gjalla është disproporcionale dhe rrezikon vetëm irritimin e situatës”, tha Dominic Raab, sekretari britanik i jashtëm.
Reagimi i tij erdhi pas raportimeve se një protestues u plagos rëndë pasi municionet e gjalla u përdorën nga forcat e sigurisë.
“Ky incident thekson nevojën për një dialog konstruktiv për të adresuar shqetësimet e ligjshme të popullit të Hong Kongut”, tha Raab.
Mediat lokale raportuan se gjatë protestave të vazhdueshme antiqeveritare një protestues u plagos rëndë sot pasi policia e Hong Kongut hapi zjarr ndaj protestuesve në rajonin gjysmë autonom nën qeverisjen e Kinës.
Protestat filluan sot herët, përderisa Kina shënon Ditën Kombëtare të saj.
“Një protestues është qëlluar nga municionet e gjalla në Tsuen Wan”, raportuan mediat lokale.
Video të shumta të publikuara në rrjetet sociale treguan se viktima 18-vjeçare u gjakos së tepërmi në gjoks në rrugën Hoi Pa.
Kjo ishte viktima e parë nga municione të gjalla që kur protestat masive shpërthyen në fillim të qershorit kundër qeverisë së Carrie Lam-it për të legalizuar ekstradimin e të dyshuarve në territorin e Kinës.
Projekt-ligji për të ndryshuar ligjin për ekstradimin së fundmi u tërhoq më 4 shtator, por njerëzit ende janë të revoltuar dhe duan që Lam të plotësojë kërkesa të tjera.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?