Google ADS

Deçan , arrestohen 4 persona për kansoje e lëndim trupor

11:25 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Katër persona janë arrestuar dje dhe të dielën në Deçan nën dyshimin e ‘Lëndimit të rëndë trupor’ dhe ‘ Kanosje’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti lidhet me një rrahje në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mung të gjeni të plotë komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit hetimeve pranë Stacionit policor në Deçan me datat 29.09.2019 dhe 01.10.2019 kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprat ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘ Kanosje’

Më datë 29.09.2019 rreth orës 21:47 Policia ka pranuar informacion se në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit, ishte një rast i rrahjes.

Menjëherë vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante të policisë, por personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF Deçani për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore.

Hetuesit menjëherë kanë kontaktuar viktimën dhe nga mjekët janë njoftuar se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit.

Hetuesit menjëherë janë vënë në kërkim të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, shtetasit V.H. (1990) dhe një person i mitur.
I dyshuari i parë është ndaluar, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit shtetit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjatë zhvillimit hetimeve hetuesit kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të inkriminuar në ketë rast dhe më datë 1 tetor 2019 kanë arrestuar shtetasit V.H.(1994) dhe G.H.(1989), të cilët pas intervistimit janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme