Bashkimi Evropian sot shprehu nderime në kujtim të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra vitin e kaluar në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
“Një vit pas vrasjes së tij, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. Bashkimi Evropian rithekson nevojën për të siguruar përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që janë përgjegjës dhe insiston në një hetim të besueshëm dhe transparent të rrethanave të vrasjes, si dhe procesit të duhur për të akuzuarit që kalojnë gjyq në Riad”, tha zëdhënësi i BE-së në deklaratë.
Zëdhënësi tha se sikur Khashoggi, gazetarët shpesh janë shënjestra të sulmeve në shumë vende.
“Me këtë rast, Bashkimi Evropian riafirmon përkushtimin e tij të qartë për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetarëve në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.
Khashoggi, me kombësi saudite dhe kolumnist për “The Washington Post”, u vra ndërsa trupi i tij u copëtua nga një grup operativësh sauditë në tetor të vitit 2018, menjëherë pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll për të marrë një certifikatë martese.
Pas disa javësh mohimi të përfshirjes, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë, por pretendonte se familja mbretërore nuk kishte njohuri paraprake për një komplot për ta vrarë.
Sipas raporteve të OKB-së dhe organizatave tjera të pavarura, ai u vra dhe u copëtua. Princi saudit i Kurorës, Mohamed bin Salman pranoi përgjegjësinë për vrasjen por mohoi urdhërimin e tij.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...