Sulme mbi kampet e ushtrisë në Mali, dhjetëra të vrarë e të zhdukur

10:51 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

“Në radhët e FAMA (Forcat e Armatosura të Malit) numri fillestar i vdekjeve është 25, me 4 të plagosur, rreth 60 të zhdukur dhe humbje të mëdha të pajisjeve”, tha qeveria në një deklaratë

Të paktën 25 ushtarë janë vrarë në Mali dhe 60 të tjerë llogariten si të zhdukur pas një sulmi të dyshuar të lidhur me Al-Kaedën, i cili kishte si cak dy kampe ushtarake në këtë vend afrikan.

“Në radhët e FAMA (Forcat e Armatosura të Malit) numri fillestar i vdekjeve është 25, me 4 të plagosur, rreth 60 të zhdukur dhe humbje të mëdha të pajisjeve”, tha qeveria në një deklaratë të martën.

Mediat lokale theksuan se postimet ushtarake në Boulkessi dhe Mondoro ishin në shënjestër të sulmeve të fundit këtë vit të orkestruara nga grupet militante të lidhura me Al-Kaedën.

Në njoftim thuhet se ushtria filloi një operacion të përbashkët me forcat e Burkina Faso-s fqinje, e cila u mbështet nga trupat franceze të vendosura në rajon.

Tensionet në Mali shpërthyen në vitin 2012 pas një grusht shteti të dështuar dhe një rebelimi të Tuaregëve që lejoi grupet militante të lidhura me Al-Kaedën të pushtojnë gjysmën e pjesës veriore të vendit.

Në vitin 2015, një marrëveshje paqeje u nënshkrua ndërmjet qeverisë dhe disa grupeve kryengritëse./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme