Zyrtarët e administratës Trump bien dakord të dëshmojnë për thirrjen me presidentin e Ukrainës

10:19 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Dy anëtarë të administratës së Trumpit janë pajtuar të dëshmojnë në hetimet e Kongresit mbi kërkesën e pavend të presidentit tek lideri i Ukrainës, duke refuzuar kërkesën e Mike Pompeos për të mos bashkëpunuar.

Gjersa Trump përmes Twitterit ka sulmuar informatorin dhe akuzoi Demokratët që po persekutojnë dhe ngacmojnë punonjësit e tij, dy anëtarë të lartë të stafit diplomatik të Departamentit të Shtetit thanë se do të japin informacione, transmeton portali arbresh.info.

Marie Yovanovitch, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u kthye në Uashington disa muaj më herët, do të ofrojë dëshminë më 11 tetor.

Ndërkohë, Kurt Volker, ish i dërguari special në Ukrainë i cili dha dorëheqjen nga posti i tij të Premten e kaluar, do të paraqitet para komitetit të inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të enjten, thanë burime të komitetit për mediat amerikane.

Vendimi i dy diplomatëve, njëri prej të cilëve është ende i punësuar nga departamenti i shtetit, do të shihet si me një rëndësi të konsiderueshme.

Të martën, Z. Pompeo e kishte sqaruar se nuk dëshironte pesë zyrtarë të departamentit të shtetit dëshminë e të cilëve ishin kërkuar nga demokratët, për të bashkëpunuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme