Google ADS

Cristiano Ronaldo theu një mori rekordesh mbrëmjen e kaluar

10:23 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo theu një mori rekordesh në Ligë të Kampionëve me të shënuar golin e tretë të Juventusit në fitoren 3 me 0 në fazë të grupeve ndaj Bayer Leverkusenit.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi i dhanë një epërsi prej dy golave Juves në stadiumin Allianz  para se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë të shënonte gjithashtu në minutën e 88′ të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

3-vjeçari vazhdon të udhëheq para Lionel Messit në krye të top golashënuesve evropian të të gjitha kohërave duke shënuar golin e 128-të në Torino.

Përveç kësaj, asnjë lojtar nuk ka shënuar gola kundër klubeve nga një vend i caktuar në Ligë të Kampionëve sesa Ronaldo. Ish lojtari i Manchester United ka shënuar 27 gola brenda 25 paraqitjeve kundër skuadrave gjermane.

Ronaldo tani ka shënuar në 14 sezone radhazi në Ligë të Kampionëve duke barazuar rekordin e Raulit dhe Messit.

Tutje, Ronaldo tani ka thyer edhe rekordin e ish bashkëlojtarit në Real Madrid, Iker Casillas, me më së shumti fitore në Ligë të Kampionëve gjatë të gjitha kohërave. Fitorja e së martës ishte e 102’ta në kompeticione evropiane.

Me golin e shënuar kundër Leverkusenit, ai barazoi rekordin e Raulit duke shënuar kundër 33 kundërshtarëve të ndryshëm në Ligë të Kampionëve.

Në fund, fitorja në Grupin D ishte edhe me rëndësi të madhe për yllin e Juves për shkak se shënoi përvjetorin e 16 nga debutimi i tij në Ligë të Kampionëve.

Sulmuesi bëri paraqitjen e tij të parë në disfatën 2 me 1 të Manchester United kundër Stuttgartit më 1 tetor të vitit 2003./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme