Google ADS

Gattuso në pritje të kontaktit nga Milani

09:34 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Ish mesfushori dhe trajneri i gjigantit italian AC Milan në Serie A, Gennaro Gattuso raportohet të jetë duke pritur kontaktin nga ish klubi i tij.

41-vjeçari menaxhoi klubin me bazë në Milan nga viti 2017 deri në vitin 2019 dhe u largua nga posti i tij pasi klubi dështoi për të siguruar një pozitë në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Gattuso ishte zëvendësuar nga Marco Giampaolo, i cili është vazhdimisht nën presion si pasojë e katër disfatave të “Rossonerëve” në gjashtë ndeshjet e para në ligë këtë sezon.

Prandaj, Gattuso tani është shfaqur si njëri nga top pretendetët për të zëvendësuar 52-vjeçarin në një të ardhme të afërt.

Gattuso ishte kontaktuar nga skuadra në Serie A, Genoa, por asgjë nuk i finalizua mes tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme