Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Finlandës, Peka Havisto po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të së cilës është paraparë sot të realizojë takime me homologun e tij, ministrin Nikolla Dimitrov.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet takim bilateral mes delegacioneve të dy ministrive pas çka është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave Dimitrov dhe Havisto.
Vizita mbahet në periudhën kyçe për ardhmërinë evropiane të vendit tonë dhe në kohën kur Finlanda kryeson me Këshillin e BE-së.
Fokus i bisedimeve, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, pritet të vendoset ndaj pritjeve dhe perspektivave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, arritjeve nga agjenda vendore reformuese dhe avancimi në marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe aktivitetet dhe mbështetja nga ana e kryesimit vijues finlandez, në prag të Këshillit të tetorit të BE-së.
Në kuadër të vizitës së Havistos janë paraparë edhe takime me presidentin Stevo Pendarovskin, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...