Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për kompromis në bisedimet tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës, mes shqetësimeve në rritje për ngadalësimin ekonomik global, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u drejtuar në një konferencë të përbashkët me drejtuesit ndërkombëtarë dhe të institucioneve të financave, Merkel paralajmëroi kundër rritjes së tensioneve tregtare, si dhe pasigurive ekonomike dhe politike.
“Natyrisht dy ekonomitë më të mëdha të botës, SHBA dhe Kina, aktualisht janë në një situatë të vështirë për sa i përket tregtisë. Të gjitha palët duhet thjesht të punojnë për kompromis dhe ka ende shpresë, që dikush mund të dalë në një zgjidhje. Kjo padyshim që do të bënte shumë për ngadalësimin e pasigurive dhe shkatërrimin e tyre”, tha Merkel.
Merkel po ashtu theksoi se përveç tensioneve tregtare të SHBA-ve dhe Kinës, pasiguria për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE) ishte një burim shqetësimi për ekonominë globale.
“Kjo po ashtu ka një potencial të madh për siguri. Për shkak se Britania e Madhe nuk është një vend i vogël i parëndësishëm evropian, por një lojtar i madh global”, u shpreh Merkel.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...