Ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott

08:25 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Ajo ishte në ballinën e revistës Playboy, në një fotosesion me regji të reperit Travis Scott.

E në një intervistë me revistën, Kylie Jenner mburrej sesi jeta seksuale me babain e fëmijës ishte më e mirë pas lindjes së vajzës Stormi, transmeton portali arbresh.info.

Por të martën, gati dy javë pas kësaj, TMZ raporton që çifti është ndarë.

Kylie dhe Stormi ishin në dasmën e dytë të Justin Bieber dhe Haily Baldwin në Karolinën e Jugut, por nuk kishte shenja të Travisit.

TMZ vuri në dukje se dyshja nuk janë fotografuar së bashku në publik pasi Kylie, 22 vjeç, u bashkua me Travis, 28 vjeç, në premierën e dokumentarit të tij Netflix, Look Mom, I Can Fly më 27 gusht.

Sipas TMZ, ata ishin munduar të vazhdonin lidhjen prej kohësh, por vendosën disa javë më parë të bëjnë një pushim.

Kujtojmë se çifti ka vajzën bashkë Stormi, që është vetëm njëvjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme