Google ADS

Nikollov: Shfuqizimi i kuotave të ilaçeve do të bie barrë mbi mjekët

22:08 | 1 Tetor 2019
A. B.

Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM sot për emisionin “Top Tema” e përshëndeti shfuqizimin e kuotave për ilaçet, por deklaroi se barra për masën do të binte mbi mjekët dhe do të manifestohej, siç tha ai, me dhunë ndaj tyre.

Me këtë masë, vlerësoi ai, barnatoret e vegjël do të dështojnë, sepse favorizohen vetëm dy zinxhirë të mëdhenj.

“Premtimi i LSDM-së ishte thjeshtimi i çështjes së recetave, por në fakt e ndërlikoi atë. Tani mjeku i familjes mund të shkruajë recetë vetëm duke e dërguar pacientin së pari tek specialisti nga ku mund të merrni një diagnozë të duhur”, tha Nikollov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme