Google ADS

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2019 janë…

22:06 | 1 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Japonia dhe Singapori vazhdojnë të prijnë për pasaportat më të fuqishme në botë.

Dy vendet aziatike mund të udhëtojnë në 190 vende të botës, pas pasur nevojën e vizave, transmeton portali arbresh.info

E përpiluar nga kompania e planifikimit të vendbanimit dhe qytetarisë Henley & Partners, Indeksi i Pasaportave Henley rendit të gjitha pasaportat e botës bazuar në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) dhe departamentit të kërkimit të firmës.

Finlanda, Gjermania dhe Koreja e Jugut mbajnë vendin e dytë, pasi mund të udhëtojnë në 188 vende pa viza, ndërsa Danimarka, Italia dhe Luksemburgu janë në vendin e tretë, ku qytetarët mund të hyjnë në 187 vendeve pa viza.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar mbajnë vendin e gjashtë, pozicion më të ulët që kanë mbajtur që nga viti 2010.

Emiratet e Bashkuara kanë suprizuar, pasi janë rënditur pesë vende më lart.

Ukraina dhe Moldavia janë ngritur në vendin e 19-të, ndërsa Gjeorgjia ka arritur në vendin e 16-të.

Afganistani mbetet në fund të renditjes, në vendin e 107, duke u ndjekur më pas nga Siria dhe Iraku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme