Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale të kompanisë WPM nga Florida gjatë periudhës kur Mattheë Whitaker, që e vizitoi sot Kosovën, shërbente si amëtuar i bordit të kompanisë.
Matthew Whitaker sot ka qëndruar në Kosovë dhe ka marrë pjesë në një tubim elektoral të PDK’së e është quajtur “njeri i Presidentit amerikan Donald Trump”. Ai para një viti ai ishte ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm.
Whitaker para se të udhëhiqte Departamentin amerikan të Drejtësisë ishte anëtar bordi i një kompanie që në vitin 2018 po hetohej për kryerjen e veprimtarive kriminale ndaj veteranëve ushtarakë amerikanë.
Kompania nga Florida “WPM“ akuzohet nga veteranët amerikanë se ajo ia ka vjedhur miliona dollarë dhe i ka manipuluar ata. FBI i ka kontaktuar personat që po akuzonin kompaninë.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Kerri Kupec, kishte thënë se “ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matt Whitaker ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë aktivitet të dyshimtë të kompanisë ku ishte i angazhuar. Cilado storje që thotë ndryshe është false”.
Kompania akuzohej se ka marrë miliona dollarë nga veteranët. Gjatë 2018’ës ajo është detyruar nga autoritetet amerikane të paguaj 26 milionë dollarë.
“Shumë veteranë, dy prej tyre me aftësi të kufizuara, kishin thënë se kanë humbur dhjetëra mijëra dollarë në ËPM, pasi ishin joshur për pagesën e licencimit të shërbimeve, duke u përdorur kredencialet e Whitaker. Megjithatë, asnjë nga ta nuk kishte thënë se ka pasur kontakt direkt me vetë Whitakerin”, kishte shkruar The Guardian në një artikull të publikuar në fund të vitit 2018. /Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...