Deputeti i Parlamentit Evropian, Kyuchyuk me mesazh mbështetës për Behgjet Pacollin

20:57 | 1 Tetor 2019
A. B.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe zv.President i ALDE-së, Ilhan Kyuchyuk e kanë mbështetur presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se me miq si Kyuchyuk, e ardhmja e Kosovës në Bashkimin Evropian është e sigurtë, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mesazh mbështetës nga miku im, Ilhan Kyuchyuk, njëherit deputet i Parlamentit Evropian dhe zv.President i ALDE-së.

Me miq si Kyuchyuk, e ardhmja e Kosovës në Bashkimin Evropian është e sigurtë./arbresh.info

#AKR122

https://www.facebook.com/behgjeti/videos/408655986463294/?t=7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme