Google ADS

Mesazhi i Pacollit për rininë: Vizat po liberalizohen, por kthehuni pas udhëtimeve

20:46 | 1 Tetor 2019
L G

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë shpalosjes së programit të AKR-së  para qytetarëve të Vushtrrisë, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet  liberalizimi i vizave për Kosovën.

Sipas tij, gjatë takimit me homologun e tij në Finlandë, i është premtuar se brenda disa muajve do të liberalizohen vizat edhe për shtetasit kosovarë. Presidenti i AKR-së, u bëri thirrje të rinjve  që të mos largohen nga Kosova, por të qëndrojnë dhe të qeverisin me vendin.

“Rini, rrini këtu në Kosovë, mos ikni, mos shkoni. Edhe pse shpejt do ta kemi liberalizimin e vizave. Këtë po e them pasi dje kam pasur një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, e cila e kryeson  Presidencen e Bashkimit Evropian  tani për  6 muajt e ardhshëm”, u shpreh ai.

Ai, tha se kësaj herë do të ketë liberalizim të vizave dhe nuk do të ndodh siç ka ndodhur deri tash, që ky premtim ka qenë bosh.

“Ju them se vizat do t’i keni kësaj radhe, edhe pse ju kanë premtuar kodra dhe male, por kësaj radhe do t’i keni. Ju mos e humbni shpresën, mos të ju kap frika, mbajeni vetveten nën kontrollin tuaj, kjo Kosovë nuk mund të udhëhiqet nga njerëzit e paditur. Kjo qeveri do të udhëhiqet prej jush dhe kjo është shpresa dhe dëshira ime, që ju një ditë të udhëheqin qeverinë.  Ne kemi qen në qeveri, por kemi qen në një qeveri ku ne nuk kemi mund me impono diturinë tonë, idenë dhe projektet tona, u shpreh Pacolli.

Ai premtoi se me ardhjen e AKR-së në qeveri  në komunën e Vushtrrisë do të ndërtohen edhe shtretërit e lumenjve në komunën e Vushtrrisë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që të mos u besojnë atyre që deri tash vetëm kanë mashtruar.

“Besoni se janë të njëjtit njerëz që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, ata më nuk do të flasin për ju, harrojnë çfarë kanë thënë dhe vazhdojnë me avazin e vjetër”, tha ai.

Pacolli tha se deri tash askush nuk mund të  bëj me gisht  drejt AKR-së se ka qen e korruptuar apo ka prodhuar ndonjë skandal. /arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2467743336644852/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme