Google ADS

Fillojnë gërmimet në ish-kampin e përqendrimit

20:40 | 1 Tetor 2019
A. B.

Zyrtarët gjermanë kanë filluar gërmimet në kërkim të tuneleve, në tokën ku shtrihej ish-kampi gjerman i përqendrimit, Buchenwald, konfirmuan sot autoritetet.

Për vite me radhë ka patur spekulime se objektet e vjedhura nga nazistët mund të jenë fshehur në tunelet e ish-kampit, i cili ndodhej në afërsi të qytetit Weimar në Gjermaninë Lindore.

“Nuk kemi pritshmëri specifike”, deklaroi një zëdhënëse e shtetit gjerman.

Buchenwald, ishte kampi më i madh i përqendrimit në Gjermani. Gjatë një periudhe tetëvjeçare, ka patur më shumë se 250 000 të burgosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme