540 kontejnerë të rinj me kapacitet prej 3.200 litra, 30 kontejnerë prej 2.220 litra me slektim të mbeturinave, 950 kosha mbeturinash, 12 fshesë elektrike me rrym dhe dhjetë automjete elektrike për pastrim dhe larje të zonave publike do të vendosen në territorin e qytetit të Shkupit.
Siç sqaroi kryetari i Bashkisë Petre Shilegov, këto janë kontejnerë të standardit më të lartë teknologjik, të njohura dhe të aplikuara në Evropë që drejtohen me energji elektrike dhe nuk do të ndotin ajrin në qytet.
“540 kontejnerë të ri të mbeturinave komunale janë pothuajse tre herë më të mëdha se kapaciteti aktual. Ato janë të pajisura me mekanizëm automatik të bllokimit të kapakut, pedale për mundësimin e hapjen e këmbëve, një parmak për personat me nevoja të veçanta dhe kanë udhëzime për përdorim të duhur”, shpjegoi Shilegov.
Ai shtoi se në bashkëpunim me kompaninë “Pakomak” janë blerë 30 kontejnerë me një kapacitet prej 2.200 litra për selektimin e mbeturinave me çka, siç tha ai, është dyfishi i kapacitetit të kontejnerëve deri më tani.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi