Është koha të largoni mendimet negative!

18:37 | 1 Tetor 2019
L G

Mënyra më e mirë për të ndryshuar të menduarit tuaj është ta vëreni veten kur mendoni.

Mendoni:

-Çfarë dua të heqë qafe?

-Çfarë do të sjellë në këtë jetë?

Ne jemi të rritur sipas zakoneve për të  zgjedhur probleme, pra në një formë ne jemi të programuar  dhe kontrolluar që të mendojmë ashtu, çdo ditë.

“Çfarë dua të sjellë në jetë?’  është një pyetje e bukur, sepse nuk përmend probleme apo pengesa. Ju jep krijueshmëri të vërtetë. Ju vendos sërish në anën pozitive të jetës.

Vetë motivimi është një mendim. Mësuesit e motivimit e përsëritin në shumë mënyra të ndryshme, por është thjeshtë një mendim. Është një sistem binar. Jeni ndezur apo fikur?

Jeni pozitiv apo negative? Po krijoni apo reagoni?

Jeni jeta apo vdekja?

Jeni dita apo nata? Jeni brenda apo jashtë? Dhe nuk ka asgjë më motivuese për të shtypur butonin tënd “ON” se sa një vizion i qartë i asaj që vërtetë doni.

Nëse vizioni juaj nuk ju zgjon me vrull në mëngjes, atëherë krijoni një tjetër. Vazhdoni derisa të zhvilloni një vizion i cili ka kaq shumë ngjyra dhe është kaq i qartë. Vërtetë është e thjeshtë duke e menduar, ju bën të veproni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme