Aktpadi penale për një person nga Tetova i cili ka dhunuar një adoleshente

17:15 | 1 Tetor 2019
A. B.

Sektori i Punëve të Brendshme ngriti aktpadi penale kundër R.I (22) nga Tetova për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale ‘përdhunim’.

Sipas policisë, tashmë ka përfunduar hetimi pas denoncimi në korrik të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur më 11.07.2019 në një shtëpi në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë.

Njëzet e dy vjeçari, sipas policisë, ka përdhunuar 15 vjeçaren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme