Google ADS

DnV: Në tre ditët e fundit, 80 mijë qytetarë marrin pjesë në aktivitete zgjedhore

16:11 | 1 Tetor 2019
A. B.

Demokracia në Veprim përmes një njoftimi për media ka theksuar se më tre ditët e fundit të fushatës, 28-30 shtator, vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë vëzhguar 290 aktivitete të subjekteve politike në gjithë vendin, në të cilat janë përfshirë rreth 80 mijë qytetarë.

Sipas njoftimit tubimi publik është forma më e shpeshtë e organizimit që ka dominuar 87% e aktivitetit partiak parazgjedhor.

“Relativisht i lartë (15%) mbetet numri i ngjarjeve që nuk janë paralajmëruar në KKZ brenda afateve kohore. Moslajmërimi me kohë i ngjarjeve zgjedhore nga subjektet politike e pamundëson informimin e drejtë dhe me kohë të publikut mbi programet e subjekteve politike në garë. Gjuha e përdorur nga kandidatët në fushatë në përgjithësi ishte konform frymës së një fushate të lirë dhe konkurruese. Por, nuk kanë munguar ngjarjet kur kandidatët e subjekteve politike kanë drejtuar mesazhe fyese për kundërshtarët e tyre mbi baza partiake (22 raste). Ndërsa vetëm në një ngjarje të organizuar nga PDK në Fushë Kosovë është evidentuar gjuhë e urrejtjes me bazë etnike”, thuhet në njoftim.

DnV-së thotë pjesëmarrja e përgjithshme e vajzave dhe grave në aktivitete zgjedhore në tre ditët e fundit të fushatës ishte rreth 24%, ku siç thekson DnV afërsisht e njëjtë (23.6%) ka qenë prezenca e vajzave dhe grave në cilësinë e folëseve në ngjarjet e subjekteve politike.

“Ky disproporcion tregon për qasjen e pabarabartë që gratë dhe vajzat kanë në fushatë në raport me konkurrentët nga gjinia e kundërt dhe kjo në përgjithësi po e bën garën zgjedhore më të disfavorshme për gratë. Po ashtu është shënuar pjesëmarrje e shtuar së fëmijëve në aktivitetet zgjedhore. Rreth 1700 fëmijë janë përfshirë në 99 aktivitetet e vëzhguara ndërsa pjesëmarrja e tyre, në 9 raste ishte e organizuar. Sipas vëzhguesit të DnV-së, të hënën në Drenas dy shkollat e mesme kanë mbajtur mësim të shkurtuar për dy orë për shkak të tubimit të organizuar nga PDK, i planifikuar të mbahej në ora 17:00”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera sipas DnV-së përdorimi i resurseve publike, siç është rasti i veturave zyrtare është evidentuar në 9 aktivitete zgjedhore, ndërsa numri i veturave zyrtare në dispozicion të subjekteve në tre ditët e fundit arrin në 17.

“Vetëm koalicioni AAK-PSD ka përdorur gjithsej 13 vetura në 5 ngjarje. Përdorimi i resurseve shtetërore, financiare e njerëzore nga subjektet politike në pushtet krijon avantazh të dallueshëm për ta dhe çrregullon parimin e garës së barabartë në mes të subjekteve por edhe ne mes të kandidatëve brenda subjekteve. Në përgjithësi shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime fushate e bën të cenueshëm integritetin dhe konkurrencën e drejtë në fushatë. Ndërsa në raport e shkeljet e rregullave të fushatës, DnV gjatë 6 ditëve të fushatës, ka dorëzuar gjithsej 15 ankesa në PZAP, 10 prej të cilave janë miratuar (vlera e gjobave, 49,550 euro), 1 është refuzuar dhe 4 janë në pritje për shqyrtim”, thekson DnV duke shtuar se sa i përket mbulueshmërisë së aktiviteteve zgjedhore të subjekteve politike nga mediat, përkatësisht kronikat e televizioneve, të dhënat për periudhën 27-30 shtator, tregojnë që më së shumti mbulueshmëri ka pasur LDK me 106 minuta, pastaj VV me 91 minuta, AAK – PSD me 82, PDK me 80, Nisma AKR-PD me nga 79 minuta, Lista Serbe me 23 minuta, Fjala me 6, SLS 6 minuta dhe PEK me 5 dhe partitë nga minoritetet tjera me vetëm 7 minuta.

“Nga monitorimi i transmetimeve direkte “livestream” përmes Facebookut të portaleve, prinë LDK me 749 minuta nga katër, portale Koalicioni AAK-PSD me 511, nga 5 portale, PDK me 355 minuta nga gjashtë portale (prapë RTK transmetoi vetëm tubime të PDK-së) dhe Nisma – AKR –PD që ka 248 minuta ‘livestream’ nga vetëm 4 portale, VV dhe të tjerat nuk kanë”, thuhet në njoftim.

DnV përmes kësaj komunikate ka shpalosur edhe shpenzimet e subjekteve politike në aktivitetet e monitoruara nga DnV për tre ditët e fundit e që sipas tyre kapin shifrën mbi 500,000 euro.

“Në këtë total hyjnë shpenzimet që lidhen me organizimin e aktiviteteve zgjedhore, të kalkuluara sipas çmimeve mesatare të tregut. Këtu nuk përfshihen zbritjet e mundshme që operatorët ekonomik ofrojnë për subjektet politike apo kandidatët për deputetë. /arbresh.info/

Ndarja e shpenzimeve sipas subjekteve politike për ditën 4, 5 dhe 6 të fushatës zgjedhore mund të shihet në tabelën më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme